Botë

Shkon në 11 numri i viktimave nga koronavirusi i ri në Itali

Foto: Reuters

Një grua 76 vjeçare ka vdekur të martën në qytetin verior italian, Treviso, kanë thënë zyrtarë të rajonit Veneto, duke shënuar kështu edhe viktimën e 11-të të koronavirusit Covid-19, të përhapur në Evropë.

Italia po lufton kundër sëmundjes ngjitëse që epiqendrën e ka në rajonet e pasura Lombardy e Veneto, raporton Reuters.

Numri i rasteve të konfirmuara është ngritur në 322 nga 229 të hënën, e shumica nga ta në veri të vendit.