Një kompani amerikane pretendon se ka shpikur vaksinën kundër koronavirusit

Një kompani amerikane pretendon se ka shpikur vaksinën kundër koronavirusit

25 February 2020 15:18

Kompania amerikane e farmaceutikës Moderna Inc., pretendon se ka shpikur vaksinën kundër koronavirusit. Kompania ua ka dorëzuar agjencive amerikane të shëndetësisë serinë e parë të vaksinave, në mënyrë që të mund të fillojë testimi te njerëzit.

Moderna Inc. ka bërë të ditur se të hënën ia ka dërguar mostrat Institutit Nacional për Alergji dhe Sëmundje Ngjitëse (NIAID) dhe pret që provat e para klinike në njerëz të fillojnë nga fundi i prillit, kurse rezultatet preliminare të dalin në korrik apo gusht, shkruan “The Wall Street Journal”, përcjell “Index.hr”.

Ndërkohë, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka njoftuar të hënën se ka varur shpresat tek antivirusi kundër ebolës – Remdesivir, i cili është treguar efikas në zvogëlimin e simptomave Covid-19, transmeton Koha.net.

Moderna (MRNA), të hënën tha se doza e parë e vaksinës së koronavirusit të ri, e quajtur mRNA-1273, i është dërguar Institutit Kombëtar për Alergji dhe Sëmundje Infektive (NIAID).

OBSH-ja ka shtuar se po kryhen provat klinike në njerëz dhe se rezultatet do të bëhen të ditura për pak javë.

“Gilead Science”, kompani që prodhon Remdesivirin, ka konfirmuar për CNN-in se po bashkëpunon me ekspertët kinezë të shëndetësisë dhe se ilaçi po provohet te pacientët me koronavirus.

“Po bëhen dy lloje të testeve: i pari te pacientët me simptoma të rënda, kurse i dyti te pacientët me simptoma të lehta. Rezultatet i presim në prill”, kanë thënë nga kompania “Gilead Science”.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme