Harvey Weinstein shpallet fajtor për përdhunim

Harvey Weinstein shpallet fajtor për përdhunim

24 February 2020 18:02

Harvey Weinstein, gjiganti i dikurshëm i Hollywoodit, akuzat ndaj të cilit për keqtrajtim seksual të aktoreve të reja i dhanë hov lëvizjes #MeToo, më në fund është përballur me drejtësinë, me shpalljen fajtor nga gjykata e New Yorkut.

Rënia epike e këtij gjiganti të industrisë filmike tani është përmbyllur. Ai dikur kishte qenë sinonim i filmit dhe emri i tij lidhet me “Pulp Fiction” dhe “Shakespeare in Love”, duke grumbulluar gjithsej 81 çmime “Oscar”, shkruan “The Guardian”, transmeton Koha.net.

Jetën glamuroze ne Manhattan dhe Los Angeles, Weinstein do ta zëvendësojë me jetën në një qeli të New Yorkut, pasi që përballet me dënim me burg.

Porotës së përbërë nga gjashtë persona në Gjykatën Supreme të New Yorkut i janë dashur pesë ditë për ta marrë vendimin. Ata e kanë shpallur fajtor Weinsteinin.

Ndonëse gjyqtari James Burke ka tërhequr vërejtjen që porota të mos e shohë rastin si referendum rreth lëvizjes #MeToo, dënimi i Weinsteinit pritet të ketë pasoja gjithpërfshirëse për raportet gjinore në vende pune, si në Hollywood, ashtu edhe përtej.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme