Tetë persona kanë vdekur dhe shumë të tjerë janë bllokuar nën rrënoja pas shembjes të banesave në juglindje të Turqisë të dielën, pasi një tërmet 5.7-shkallësh goditi vendin.
Tre nga të vdekurit ishin fëmijë. 21 persona raportohet të jenë lënduar, përfshirë tetë në gjendje kritike, ka bërë të ditur ministri i Brendshëm, Suleyman Soylu, raporton “Reuters”.
Ai ka shtuar se më shumë se 1066 objekte janë shembur.
Edhe zyrtarët në Iran kanë thënë se tërmeti është ndier, por kanë shtuar se s’ka pasur raportime për dëme.
Muajin e shkuar, një tërmet tjetër i fuqishëm në Turqi kishte vrarë më shumë se 40 persona.