SHBA-ja dhe talebanët, me marrëveshje të shpejtë të paqes Foto: Reuters

SHBA-ja dhe talebanët, me marrëveshje të shpejtë të paqes

21 February 2020 20:20

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe talebanët janë afër nënshkrimit të një marrëveshjeje që do të çojë në tërheqjen e mijëra trupave amerikane nga Afganistani dhe nisjen e bisedimeve gjithëpërfshirëse të paqes midis qeverisë dhe kryengritësve.

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, ka njoftuar se marrëveshja do të nënshkruhet më 29 shkurt, pasi të shënohet “ulje mbarëkombëtare e dhunës”, bazuar në një mirëkuptim të arritur midis negociatorëve amerikanë dhe atyre talebanë që u takuan në Doha, raporton KTV.

“Pas zbatimit të suksesshëm të këtij mirëkuptimi, nënshkrimi i marrëveshjes pritet të ndodhë. Po përgatitemi që nënshkrimi të bëhet më 29 shkurt”, ka thënë Pompeo.

SHBA-ja pritet që ta ulë praninë e saj ushtarake në Afganistan nga 12 mijë në 8.600 trupa. Zyrtarisht, talebanët kanë kërkuar tërheqjen e plotë të trupave të huaja, por kanë pranuar praninë e një force kundër terrorizmit, në kuadër të një aneksi të marrëveshjes.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme