Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Koronavirusi në Kinë vazhdon të vrasë, 2236 të vdekur dhe mbi 75500 të infektuar

Foto: Reuters

Vazhdon të shkaktojë viktima koronavirusi i ri në Kinë. Numri i të vdekurve në mbarë botën ka shkuar në 2236, ndërsa i atyre të prekurve në mbi 75 500.

Ndërkohë, Korea e Jugut është bërë vendi me më shumë raste të prekura, përpos Kinës, duke raportuar 52 raste të reja dhe me mbi 150 persona në gjithë vendin në total.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ndërsa në Kinë, në vendin e origjinës së virusit, janë shënuar edhe 118 viktima të tjera ditën e djeshme, shumica në provincën e Hubeit.

Raste të reja vetëm për një ditë në këtë zonë kapën shifrën e 890 personash.

Fatmirësisht mbi 2000 persona janë shëruar dhe janë nxjerrë nga spitalet po të njëjtën ditë.