Ish-këshilltari për sigurinë kombëtare në SHBA shpreson ta botojë librin Foto: Reuters

Ish-këshilltari për sigurinë kombëtare në SHBA shpreson ta botojë librin

18 February 2020 20:49

John Bolton, ish-këshilltar për sigurinë kombëtare i presidentit amerikan Donald Trump, ka ngritur shqetësimin në lidhje me librin e tij të pabotuar dhe ka shprehur bindjen se ai duhet të jetë në gjendje t'iu përgjigjet postimeve të presidentit që po i bën në rrjetin social Twitter.

“Shpresoj se në fund të fundit do të mund ta botoj librin”, ka thënë Bolton në një ngjarje, në Karolinën e Veriut, raporton KTV.

Këto ishin komentet e tij të para publike që nga lirimi i presidentit republikan Trump nga akuzat për pengim të punës së Kongresit dhe keqpërodrim të pushtetit për interesa personale.

I pyetur për kritikat që presidenti po ia bën në Twitter, Bolton ka thënë se Trumpi poston, porse ai nuk mund të flas për këtë, duke pyetur se sa e drejtë është kjo.

Bolton, 71 vjeç, la postin e tij në shtator pas mosmarrëveshjeve me presidentin. Trumpi thotë se e ka shkarkuar ndërsa ai e mohon këtë.

Që në muajin tetor mediat amerikane raportuan se Boltoni, faktori kryesor i politikës së jashtme amerikane për disa vjet, po planifikonte ta shkruante një libër për kohën e tij në administratën Trump.

Sipas Shtëpisë së Bardhë, version aktual i librit përmban sasi të konsiderueshme informacioni të klasifikuar dhe nuk mund të botohet.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme