Botë

Bayeri urdhërohet t’i paguajë 265 milionë dollarë kompensim një bujku

Foto: DW

Gjiganti farmaceutik gjerman, Bayer, pritet ta apelojë vendimin e gjykatës në Missouri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përmes së cilës kompania është urdhëruar që t’i paguajë kompensim prej 265 milionë dollarësh një bujku.

Kultivuesi amerikan i pjeshkave, Bill Bader, ka ngritur padi ndaj “Bayer”-it dhe BASF-së, me arsyetimin se herbicidi i prodhuar nga kompanitë gjermane ia ka dëmtuar pemët e pjeshkave, raporton KTV.

Fermeri amerikan është arsyetuar se herbicidi ka ardhur nga fermat përreth dhe ia ka tharë të gjitha pemët. Ky është vendimi i parë nga 140 rastet që do të shqyrtohen nga gjykatat kundër dicimbas, një herbicid që po fajësohet për dëmtimin e pemëve.

Gjiganti farmaceutik është arsyetuar se herbicidet që ka prodhuar nuk përbëjnë rrezik në rast se përdoren me korrektësi. Kompania agrokimikale “Monsato”, që është blerë nga Bayeri për 63 miliardë dollarë në vitin 2018, është prodhuese e këtyre herbicideve.

Në rast se gjykatat amerikane i miratojnë krejt këto padi, atëherë Bayeri pritet që t’u paguajë bujqve me miliarda dollarë kompensime.