Ministrja që po lufton koronavirusin, kandidate për kryeqytetin francez Foto: Reuters

Ministrja që po lufton koronavirusin, kandidate për kryeqytetin francez

17 February 2020 20:20

Ministrja franceze e Shëndetësisë, Agnes Buzyn, ka dhënë dorëheqje nga posti për ta shpëtuar partinë e presidentit, Emmanuel Macron, në garën për të parin e Parisit.

Buzyn do të jetë kandidate e re në zgjedhjet lokale për kryeqytetin francez, për ta zëvendësuar gjeneralin Benjamin Griveaux, i cili u detyrua të largohej nga gara shkaku i publikimit të videove intime që ua kishte dërguar një gruaje, raporton KTV.

Partia “LREM” e presidentit francez, synon që përmes zgjedhjeve në Paris ta rimëkëmbë besimin dhe për këtë shkak ka caktuar Buzynin, për ta prirë garën.

58-vjeçarja Buzyn është përfolur shumë javën e fundit pasi i ishte vënë në krye ekipit të mjekëve që po punonin në gjetjen e një vaksine kundër epidemisë së koronavirusit.

Ndërkaq, artisti rus që ishte në epiqendër të skandalit seksual të Griveaux është arrestuar shkaku i publikimit të videove të gjeneralit francez. Politikanët në Francë kanë dënuar publikimin e materialeve private, duke e quajtur veprimin amerikanizim të politikës në shtetin evropian.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme