Ukraina kërkon dënimin e iranianëve përgjegjës për rrëzimin e aeroplanit Foto: Reuters

Ukraina kërkon dënimin e iranianëve përgjegjës për rrëzimin e aeroplanit

17 February 2020 19:59

Autoritetet ukrainase kanë kërkuar dënimin e të gjithë përgjegjësve për rrëzimin e aeroplanit në Iran, me ç’rast mbetën të vdekur 176 personat në bord.

Në fillim të muajit janar, Irani sulmoi dy baza amerikane në Irak, në kundërpërgjigje ndaj vrasjes së gjeneralit, Qassem Soleimani, me anë të një sulmi amerikan me dron, raporton KTV.

Përveç sulmit ndaj bazave amerikane, Irani rrëzoi gabimisht një aeroplan ukrainas që po fluturonte nga Teherani për në Kiev.

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës, ka kontaktuar palën iraniane për krijimin e një grupi të përbashkët hetues rreth rrëzimit të aeroplanit. Qëllimi i këtij grupi hetues është që të gjejë përgjegjësit e këtij incidenti dhe të dënojë akëcilin prej tyre.

Autoritetet në Kiev që prej muajit janar kanë kërkuar që të marrin pjesë në hetimet rreth rrëzimit të aeroplanit, teksa Irani ka këmbëngulur që ekipet e tij t’i kryejnë të gjitha hetimet, duke mos pranuar që t’ua dorëzojë ukrainasve as kutinë e zezë të aeroplanit.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme