Botë

Salvinit i hiqet imuniteti – mund të dënohet me 15 vjet burg

 

Senatorët italianë kanë votuar të mërkurën për t’ia hequr imunitetin liderit të së djathtës ekstreme, Matteo Salvinit, duke i hapur kështu rrugën një gjykimi që mund t’i japë fund karrierës së tij. E sebep për këtë janë akuzat për ndalimin e paligjshëm të imigrantëve në det, gjatë vitit të kaluar, bën të ditur Reuters, transmeton Koha.net.

Vendimi ua jep gjyqtarëve hetues në Siçili dritën e gjelbër për të ngritur akuza rreth vendimit të tij që më shumë se 100 imigrantë t’i mbajë të bllokuar në anije për gjashtë ditë rresht. Salvini, që e kishte marrë këtë vendim gjatë korrikut të vitit të kaluar, nuk kishte lëshuar pe, duke u kërkuar shteteve të Bashkimit Evropian që t’i pranojnë këta imigrantë.