Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se emri zyrtar i sëmundjes së shkaktuar nga koronavirusi i ri do të jetë Covid-2019.
“Tani kemi një emër për sëmundjen dhe ai është Covid-19”, tha shefi i WHO-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, para gazetarëve në Gjenevë, raporton BBC.
Emri erdhi vetëm pasi virusi mbyti mbi 1,000 persona. Me dhjetëra mijëra njerëz janë të infektuar, transmeton Koha.net.
Fjala koronavirus i referohet një gruçi të viruseve që i përket, e jo sëmundjes së fundit.
Hulumtuesit kanë bërë thirrje për një emër zyrtar për të shmangur konfuzionin dhe stigmatizimin.
“Na u desh të gjejmë një emër që nuk i referohet lokacionit gjeografik, një individi apo një grupi njerëzish, dhe i cili theksohet lehtë dhe ndërlidhet me sëmundjen”, tha shefi i WHO-së.