Botë

SHBA-së nuk i ngutet për planin e paqes në Lindjen e Mesme

I dërguari amerikan në Izrael, ka kërkuar nga ky shtet që të mos deklarojë sovranitetin mbi Bregun Perëndimor, pa dijeninë e Uashingtonit.

Plani i paqes i prezantuar nga Donald Trumpi, synon që Izraeli të mbajë pikat kyçe të territorit të okupuar, në të cilin palestinezët kërkojnë formimin e shtetit të tyre, por koha e realizimit të këtij plani, ka ngjallur reagime të ashpra mes aleatëve, transmeton KTV.

Benjamin Netanyahu fillimisht kërkoi një përshpejtim të planit për aneksimin e Fushës së Jordanit, por u detyrua të tërhiqet nga ky përshpejtim për shkak se Shtëpia e Bardhë ia bëri të qartë se duhet një plan i përbashkët për realizimin e hartës.