Botë

Vdes nga koronavirusi shtetasi i parë amerikan në Kinë

Vdes nga koronavirusi shtetasi i parë amerikan në Kinë
Foto: Reuters / Ilustrim

Një qytetar amerikan që ndodhej në Wuhan të Kinës ka vdekur nga koronavirusi. Lajmi u njoftua të shtunën nga zyrtarë të Ambasadën Amerikane në Pekin.

Sipas ambasadës, 60 vjeçari kishte vdekur më 6 shkurt. Një qytetar japonez u njoftua gjithashtu se kishte vdekur në Wuhan prej pneumonisë virale, me shumë gjasë të shkaktuar nga koronavisuri, gjë që mbetet ende për t'u konfirmuar.