Botë

Mbi 420 të vdekur nga koronavirusi në Kinë, viktima e parë në Hong Kong

 

Viktima e dytë nga koronavirusi pas Filipineve, është shënuar në Hong Kong. Mediat e huaja raportojnë se Hong Kongu ka njoftuar për një vdekje nga ky virus, i cili deri më tani ka vrarë më shumë se 420 njerëz dhe është përhapur në gjithë botën.

Numri i përgjithshëm i infeksioneve në Kinë u rrit në mbi 20.000 raste. Gjithashtu raste të reja u raportuan në Shtetet e Bashkuara, duke përfshirë një pacient në Kaliforni, i infektuar përmes kontaktit të afërt me dikë që e kishte marrë virusin në Kinë.