Botë

Bideni vazhdon sulmin ndaj Trumpit, vihet në siklet në Iowa

Bideni vazhdon sulmin ndaj Trumpit, vihet në siklet në Iowa
 

Ish-zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden, ka vazhduar fushatën e tij në Iowa, duke deklaruar se me lehtësi do të mposhtë Donald Trumpin republikan, të cilin e akuzoi për një seri gënjeshtrash.

Nga Iowa, Bideni tha se një shtet siç është SHBA-ja, nuk mund të durojë një president që gënjen sa herë i vjen rasti. E ndërkohë, në sallën ku po bënte fushatë, ndodhej një grup që konfronton politikanët nëpër ngjarje politike, transmeton KTV.