Botë

Një pjesë e Venecias evakuohet shkaku i një bombe të Luftës së Dytë Botërore

Një zonë e portit në Venecia u evakuua të dielën në mëngjes pasi një bombë e Luftës së Dytë Botërore u çaktivizua e më pas u shpërthye në det.

Operacioni në portin e zonës Maghera, e cila është zonë kryesisht industriale e ndarë nga qyteti turistik me ujë, kërkoi evakuimin e më shumë se 3.500 banorëve herët në mëngjes, raporton The Local it.

Anijet, trenat dhe trafiku urban u ndaluan gjatë operacionit dhe aeroplanët u ndaluan të fluturonin në aeroportin e Marco Polos nga ora 08:30 deri në orën 12:30, transmeton Koha.net.

Bomba e cila peshonte rreth 225 kilogramë u zbulua gjatë një gërmimi për të rregulluar linjat e kanalizimeve.

Në mëngjes autoritetet thanë se faza e evakuimit të banorëve dhe çaktivizimi i bombës janë kryer me sukses.