Botë

Thunbergu merr në pronësi emrin dhe lëvizjen e saj, shkaku i keqpërdorimeve

Mashtrimet dhe thirrjet në emër të saj, kanë shtyrë aktivisten Greta Thunberg që të bëjë kërkesë për ta marrë në pronësi emrin e saj dhe të lëvizjes “FridaysForFuture”.

Në vitin 2018, greva shkollore e Thunbergut, u shndërrua në lëvizje globale e njohur me emrin “FridaysForFuture”, raporton Reuters.

Miliona njerëz nga Australia, Gana, Gjermani dhe Britania e Madhe, kanë marrë pjesë në këto protesta.

Në një postim në Instagram, aktivistja suedeze ka shkruar se shumë njerëz kanë tentuar të shesin produkte dhe të tubojnë para në emër të lëvizjes, por që i kanë shfrytëzuar për përfitime personale.

“Emri im dhe i lëvizjes, vazhdimisht po përdoren për qëllime komerciale”, ka thënë 17-vjeçarja, transmeton KTV.

Ajo ka deklaruar se shumë njerëz kanë tentuar ta imitojnë, me qëllim që të komunikojnë me njerëzit e profilit e lartë, politikanët, mediat dhe artistët.

Thunbergu pritet të krijojë një fondacion jofitimprurës me qëllim që të përballojë anën financiare të lëvizjes “FridaysForFuture”.

Aktivistja suedeze është bërë zë i fuqishëm në betejën kundër krizës klimatike.

Por, ky zë nuk është dëgjuar nga të gjithë.

Në fillim të muajit janar, Sekretari i Thesarit në SHBA, e porositi aktivisten që të shkonte në shtëpi dhe të mësonte më shumë për ekonominë, para se t’i mbante ligjërata për krizën klimatike.

E, në dhjetorin e vitit 2019, Greta Thunberg u shpall “Person i vitit” nga revista “Time”.