British Airways ka pezulluar të gjitha fluturimet direkte drejt dhe nga Kina pasi Britania bëri paralajmërim kundër udhëtimeve drejt këtij shteti për shkak të koronavirusit.
“BA.com”, uebfaqja e kompanisë ajrore britanike, nuk shfaq asnjë fluturim direkt në dispozicion për në Kinë, për muajt janar dhe shkurt.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“U kërkojmë falje klientëve për shqetësimin, por siguria e klientëve dhe stafit është gjithmonë prioriteti ynë”, ka thënë BA në një njoftim të mërkurën, transmeton Reuters. “Klientët që kishin planifikuar udhëtim drejt ose nga Kina në ditët në vijim mund të gjejnë informacione në uebfaqen tonë”.
Britania të martën këshilloi qytetarët që të shmangin udhëtimet drejt Kinës, pos nëse ato janë të domosdoshme.
Si pasojë e koronavirusit deri tash në Kinë kanë vdekur 132 persona.