Ish-mbreti belg Alberti i Dytë e ka pranuar se ai është babai i një gruaje të lindur nga një aferë, pasi ai u detyrua të jepte dëshmitë e ADN-së, të cilat rezultuan pozitive.
Ai ishte ballafaquar me kërkesën e atësisë nga artistja belge Delphine Boël, 51 vjeç, për më shumë se një dekadë, transmeton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAlberti i Dytë e humbi imunitetin e tij nga ndjekja penale pasi u largua nga froni në 2013-n, për shkak të shëndetit të lig.
Në një deklaratë, avokatët e ish-mbretit thanë se ai kishte mësuar rezultatet e testit të ADN-së dhe përfundimet shkencore tregojnë se ai është babai biologjik i Delphine Boël.
Avokatët thanë se 85-vjeçari kishte vendosur t’i jepte fund betejës ligjore, e cila ishte zvarritur që nga viti 2013, dhe ai tani pranon që artistja të bëhet fëmija i tij i katërt.