Botë

Në Afganistan rrëzohet një aeroplan, kompania “Ariana Airlines” mohon të jetë i tyre

Një Aeroplan udhëtarësh i kompanisë, i supozuar të jetë i kompanisë “Ariana Airlines”, është raportuar të jetë rrëzuar në lindje të Afganistanit.

Por, kompania nacionale e Afganistanit “Ariana Airlines”, sipas një lajmi të botuar në portalin Indiatioday, ka mohuar që ndonjë aeroplan i tyre të jetë rrëzuar. Sipas deklaratës së në uebfaqen zyrtare, aeroplanët e tyre janë duke operuar sigurt.

Ai është rrëzuar në rajonin Deh Iak në Ghazni, në jug-perëndim të Kabulit, ka bërë të ditur një zëdhënës i krahinës, raporton BBC-ja, transmeton Koha.net.

Aeroplani sipas zëdhënësit është rrëzuar shkaku i problemeve teknike, ndërkohë që ende nuk dihet numri i viktimave, teksa në Bord ndodheshin 83 udhëtarë.