Trumpi kërkoi shkarkimin e ambasadores në Ukrainë Foto: Al Jazeera

Trumpi kërkoi shkarkimin e ambasadores në Ukrainë

26 January 2020 17:15

Presidenti Donald Trump, në vitin 2018, kishte urdhëruar shkarkimin e ambasadores amerikane në Ukrainë, Marie Yovanovitch, në një darkë me një grup donatorësh në Uashington.

Në një video të publikuar, Trumpi dëgjohet duke thënë: “Hiqeni qafesh” ambasadoren që u largua nga puna në majin e vitit 2019.

Ambasadorja dëshmoi kundër Trumpit në procesin e hetimit që po e realizonte Kongresi amerikan. Pamjet e publikuara datojnë nga prilli i vitit 2018, transmeton KTV. Ato janë shkrepur nga avokati i biznesmenit Lev Parnas, që ishte i pranishëm në darkë.

Trumpi vazhdimisht ka deklaruar se nuk e njeh biznesmenin Parnas, i cili ka punuar për avokatin personal të presidentit, Rudolf Giuliani.

Biznesmeni ka thënë se shkoi në Ukrainë për t’u bërë presion zyrtarëve të qeverisë, në emër të presidentit dhe Giulianit.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme