Koronavirusi po përhapet me shpejtësi të paparashikueshme Foto: Reuters

Koronavirusi po përhapet me shpejtësi të paparashikueshme

26 January 2020 11:13

Virusi vdekjeprurës nga Kina, po përhapet shumë më shpejt nga sa mendohej, ka paralajmëruar vetë presidenti i Kinës, pas mbajtjes së një takimi urgjent të qeverisë, transmeton KTV.

“Shteti është duke u ballafaquar me një situatë të rëndë”, ka thënë presidenti kinez, Xi Jinping.

Deri më tash, koronavirusi ka lënë të vdekur 56 persona derisa mbi 2 mijë llogariten të infektuar që nga zbulimi i rastit të parë para dy javësh në Vuhan.

SHBA-ja ka njoftuar se stafi i konsullatës në qytetin-qendër të epidemisë do të evakuohet.

Në të gjitha qytetet e Kinës, udhëtarëve po u kontrollohet temperatura e trupit dhe po kërkohen shenja të gripit.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme