Reagon presidenti turk Erdogan pas tërmetit vdekjeprurës

Reagon presidenti turk Erdogan pas tërmetit vdekjeprurës

24 January 2020 23:07

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka reaguar pas tërmetit të fuqishëm që goditi Turqinë, e ku mbetën të vdekur 14 persona e mbi 200 të lënduar.

Në një postim në Twitter, Erdogani thotë se qeveria turke po punon dhe është duke marrë masat e nevojshme t’u dalë në ndihmë të lënduarve.

Shkon në 14 numri i të vdekurve nga tërmeti në Turqi

“Institucionet tona po marrin të gjitha masat e nevojshme për të kapërcyer tërmetin që ndodhi në Elazig dhe u ndje në shumë krahina, dhe po punojmë për të siguruar qytetarët tanë. Ne dërguam Ministrat tanë të Mjedisit dhe Urbanizmit, ata të Ministrisë së Brendshme dhe Shëndetësisë në rajon”, shkruan Erdogani, transmeton Koha.net.

Erdogani, gjithashtu lutet që zoti t’i mëshirojë ata që vdiqën, dhe uron shërim të shpejtë për ata që u lënduan.

“Si President i Turqisë, dua që ju ta dini se ne punojmë ngushtë. Ne qëndrojmë pranë kombit tonë me të gjitha institucionet dhe organizatat tona, veçanërisht AFAD (Kryesia e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Urgjencave) dhe Gjysmëhënën e Kuqe turke. Uroj që Allahu t’i mëshirojë vëllezërit tanë që humbën jetën në tërmet dhe uroj shërim të menjëhershëm për ata që janë lënduar”, përfundon Erdogani.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme