Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Pamje nga tërmeti vdekjeprurës në Turqi

Nga tërmeti me magnitudë 6.9 të rihterit që goditi mbrëmjen e sotme Turqinë, kanë vdekur katër persona.

Sipas Qendrës Sizmologjike Europiane Mesdhetare, epiqendra e tërmetit ka qenë 10 kilometra në veri të qytetit Doğanyol, me një thellësi 2 kilometra.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Më poshtë, gjeni disa video që kanë realizuar qytetarët gjatë tërmetit të fuqishëm.

Tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.9 godet Turqinë

Kryetari i bashkisë së Sivrices ka konfirmuar se janë 4 ndërtesa të rrënuara në qendër të qytetit.

Tërmeti i parë i fuqishëm u shoqërua edhe nga një më i lehtë me magnitudë 4.6 rihter.