Botë

SHBA-ja synon të kufizojë “turizmin e nënave për lindje”

Foto: Ilustrim
 

Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump synon të kufizojë “turizmin për lindje” të grave, të cilat shkojnë në Shtetet e Bashkuara me vizë turistike, por kanë qëllim të sigurojnë shtetësi për foshnjat e tyre që lindin në tokën amerikane.

Sipas rregullores së re të Departamentit amerikan të Shtetit, që do të hyjë në fuqi të premten, grave shtatzëna që aplikojnë për viza turistike mund t’u kërkohet të ofrojnë arsye specifike për udhëtim përveç lindjes, transmeton agjencia e lajmeve, Reuters.