Botë

Dëshmon psikologu amerikan që ideoi mënyrat e intervistimit të CIA-s

Një psikolog amerikan që ndihmoi në zhvillimin e teknikave intervistuese të CIA-s, ka dhënë dëshmi para një gjykate ushtarake në Gjirin e Guantanamos.

James Mitchell tha se ai kishte pranuar të dëshmonte atje, sepse ishin të pranishme familjet e viktimave të 11 shtatorit, transmeton KTV. Mitchell dhe psikologu tjetër Bruce Jessen zhvilluan metodat kundërthënëse të intervistimit.

Pesë burra të mbajtur në Guantanamo do të gjykohen për sulmet e 11 shtatorit. Në mesin e tyre është Khalid Sheikh Mohammed, arkitekti i dyshuar i operacionit që shënjestroi Washingtonin dhe New Yorkun në vitin 2001. Ai ka pretenduar se ishte torturuar në mënyrë të përsëritur gjatë ndalimit në Gjirin e Guantanamos në Kubë.

E, dokumentet e CIA-s konfirmojnë se ai iu nënshtrua abuzimeve të ngufatjes me ujë plot 183 herë.