Katerina Sakellaropoulou votohet për presidente edhe nga partitë opozitare në Greqi

22 January 2020 21:54

Gjykatësja e Gjykatës së Lartë, Katerina Sakellaropoulou, është bërë presidentja e parë grua në Greqi, pas një votimi në Parlament.

Dy parti opozitare e votuan propozimin e Qeverisë së djathtë për t'i dhënë Sakellaropoulousit 261 vota, më shumë se 200 të nevojshme, transmeton KTV.

Opozita e qendrës së majtë e kishte përkrahur Sakellaropouloun edhe para votimit të së mërkurës. Ajo do të ketë mandat pesëvjeçar në postin kryesisht ceremonial.

Kreu i opozitës dhe ish-kryeministri Alexis Tsipras, e ka quajtur gjykatëse të jashtëzakonshme dhe mbrojtëse të të drejtave të njeriut.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme