Stuhia e fuqishme Gloria, që përfshiu të hënën pjesën më të madhe të Spanjës lindore, shkaktoi vdekjen e së paku katër personave.
Rajonet përreth Valencias dhe Ishujve Balearik u goditën më së keqi, me përmbytje të mëdha dhe erëra të forta.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMbi 30 provinca në Spanjë u vunë në gjendje të gatishmërisë.
Autoritetet thanë se një person humbi jetën në provincën Avila, pasi u godit nga tjegulla që fluturonin, transmeton rel.
Një grua e pastrehë u ngri për vdekje pranë Valencias, një viktimë u regjistrua në rajonin Asturias dhe një në qytetin Moiksent.
Stuhia më vonë lëvizi në jug të Francës, ku mediat lokale cituan parashikues të motit duke thënë se ajo është më e keqja në rajon që nga viti 1982.
Spanja dhe Franca u goditën nga përmbytje të mëdha edhe në tetor të vitit të kaluar.