Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Nëntë persona vdesin nga stuhia Gloria në Spanjë

Foto: Reuters

Nëntë persona kanë vdekur si pasojë e stuhisë së fuqishme që ka prekur brigjet lindore të Spanjës.

Ekipet e shpëtimit kanë thënë se të paktën pesë persona tjerë janë të zhdukur.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Stuhia Gloria ka goditur këtë rajon të dielën, e cila është përcjellë nga erëra të forta, shira të rrëmbyeshëm dhe borë të madhe, raporton REL.

Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez ka vizituar disa prej zonave më të prekura në Katalonjë, para se të shkonte në Ishujt Balearik, të cilët të shtunën janë goditur nga valët më të mëdha në histori.

Si pasojë e stuhisë, mijëra persona kanë mbetur pa energji elektrike.