Australia përfshihet nga shiu, shuhen përfundimisht të gjitha zjarret

Australia përfshihet nga shiu, shuhen përfundimisht të gjitha zjarret

16 January 2020 15:00

Është bërë e ditur se reshjet e shiut tashmë kanë ndihmuar përfundimisht në shuarjen e 32 zjarreve në Uellsin e Ri Jugor, pasi numri i flakëve ra këtë të enjte në mëngjes.

Po ashtu, ekspertët e motit tregojnë se midis të enjtes dhe të dielës Byroja e Meteorologjisë pret të bie shi midis 30 dhe 80 mm në lindje të Uellsit të Ri Jugor.

Gjithsej 28 njerëz vdiqën nga flakët e tmerrit dhe më shumë se 2,000 shtëpi janë shkatërruar.

Po ashtu edhe në Greater Sydney – përfshirë zonat e goditura nga zjarret – parashikohet të bie 3-8 mm shi të enjten, 8-20 mm shi të premten dhe 8-26 mm shi të shtunën.

Pa dyshim që shiu do t’u japë zjarrfikësve një lehtësim shumë të nevojshëm pas disa muajsh duke luftuar me flakë të egra.

Sidoqoftë, ekzistojnë shqetësime se stuhitë mund të sjellin më shumë telashe.

Ndërkohë, stuhitë kanë të ngjarë të prodhojnë erëra të dëmshme dhe të bartin breshër dhe reshje të mëdha të shiut që mund të çojnë në përmbytje.

Gjithashtu, shiu ndihmoi në pastrimin e tymit të rrezikshëm të zjarrit që mbuloi shumë qytete të mërkurën, i cili kishte shkaktuar mbylljen e një pistë në aeroportin e Melburnit dhe disa fluturime u vonuan, përcjell albinfo.ch.

 

 

Komentet

Shto koment

Të ngjashme