Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

OKB thirrje për riatdhesimin e fëmijëve të xhihadistëve të huaj në Siri

Hetuesit e OKB-së u bënë thirrje sot shteteve që të riatdhesojnë fëmijët e xhihadistëve të huaj të Shtetit Islamik, që ndodhen në Siri, përfshirë nënat e tyre.

Në një raport të botuar sot, Komisioni i Pavarur dhe Ndërkombëtar i Hetimit (IOC) mbi Sirinë, i krijuar në 2011 nga Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, shpjegon se shumë prej këtyre fëmijëve janë në një situatë veçanërisht të pasigurt, sepse nuk kanë një dokument identiteti.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Të lindur në zona të kontrolluara më parë nga opozita siriane, këta fëmijë po hasin vështirësi për t’u regjistruar në gjendjen civile, sepse dokumentet e dhëna nga grupet e armatosura nuk njihen nga autoritetet qeveritare kompetente, sqarohet në raport.

Hetuesit u kërkojnë vendeve të origjinës së luftëtarëve të huaj që të ndërmarrin hapa të menjëhershëm për të thjeshtuar regjistrimin e shtetasve të tyre të lindur në Siri, me qëllimin përfundimtar të riatdhesimit të tyre dhe kujdestarëve të tyre sa më shpejt që të jetë e mundur. /atsh