Irani arreston personin që ka filmuar pamjet e rrëzimit të avionit të pasagjerëve ukrainas Foto: Ilustrim

Irani arreston personin që ka filmuar pamjet e rrëzimit të avionit të pasagjerëve ukrainas

15 January 2020 09:16

Është arrestuar në Iran personi, i cili ka filmuar pamjet, që tregojnë se një aeroplan pasagjerësh ukrainas është qëlluar nga një raketë.

Besohet se ai do të përballet me akuza në lidhje me sigurinë kombëtare, transmeton KTV.

Aeroplani u rrëzua pasi u ngrit nga Teherani të mërkurën e javës së kaluar, duke vrarë të gjithë 176 personat në bord. Irani ka thënë se aeroplani u rrëzua aksidentalisht dhe njoftoi për arrestimin e disa personave për incidentin.

E presidenti Hassan Rouhani tha që hetimi i vendit të tij do të mbikëqyret nga një "gjykatë speciale". Mediat iraniane raportuan se Garda Revolucionare e ka dërguar në paraburgim personin që qëndron prapa videos.

Por, një gazetar iranian me qendër në Londër që fillimisht postoi pamjet, ka këmbëngulur që burimi i tij është i sigurt dhe se autoritetet iraniane e kanë arrestuar personin e gabuar.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme