Botë

Warren: Sandersi më tha se gratë s’mund t’i fitojnë zgjedhjet

Kandidatja demokrate, Elizabeth Warren, pretendon se rivali i saj Bernie Sanders, i ka thënë asaj se nuk ka gjasa që një grua të fitojë zgjedhjet presidenciale të këtij viti në SHBA.

Warren tha që komenti u bë gjatë një takimi dy-orësh me Sandersin në vitin 2018. Sandersi mohoi pretendimin dhe tha se ai besonte se një grua mund ta mposhtë presidentin republikan, Donald Trump, transmeton KTV.

Sanders dhe Warren janë kandidatët më të spikatur që konkurrojnë për nominimin brenda demokratëve, në zgjedhjet presidenciale të nëntorit.

Sidoqoftë, në garë është edhe Joe Biden. E sipas një sondazhi të opinionit të bërë javën e shkuar, 23% e demokratëve thanë që ata mbështesin Bidenin, 20% Sandersin dhe 15% thanë që do të votonin për Elizabeth Warren.