Botë

Presidenca irakiane dënon sulmin me raketa ndaj bazës së saj ushtarake nga Irani

Foto: Reuters / ilustrim

Presidenca irakiane ka dënuar sulmet iraniane me raketa ndaj dy bazave ushtarake irakiane ku janë të vendosur edhe trupat ushtarake amerikane, duke përsëritur kundërshtimin e saj për shkelje të sovranitetit të Irakut.

Zyra e Barham Salehut tha po ashtu në një deklaratë se fati i trupave amerikane në Irak është çështje e brendshme e bazuar në marrëveshje ligjore për të luftuar grupin e Shtetit Islamik, raporton AP.

-GJITHÇKA RRETH SULMIT TË MBRËMSHËM-

Deklarata shton se Iraku “më parë kishte deklaruar refuzimin e tij për të qenë pikënisje për agresion ndaj cilitdo shtet, dhe po ashtu refuzon të jetë burim i kërcënimit për fqinjët e tij”, transmeton Koha.net.

Kryeministri irakian publikisht ka thënë se trupat ushtarake amerikane duhet të largohen pas sulmit me dron që vrau kryekomandantin ushtarak në Bagdad, dhe parlamenti votoi një rezolutë jo-obliguese që kërkon largimin e tyre.