Botë

Bolton: Jam i gatshëm të dëshmoj

Bolton: Jam i gatshëm të dëshmoj
 

Ish Këshilltari amerikan i Sigurisë Kombëtare, John Bolton tha të hënën se ai është i gatshëm të dëshmojë në gjyqin që synon shkarkimin e Presidentit Donald Trump, nëse Senati ia kërkon këtë gjë.

Një dëshmi e Bolton në Senat do t’u jepte demokratëve një element kyç në lidhje me përpjekjet e Presidentit Trump për të bindur Ukrainën të ndërmerrte hetime, nga të cilat ai mund të përfitonte politikisht.