21:43

Përfundimisht, Millanoviq president i ri i Kroacisë

Zoran Millanoviq është president i ri i Kroacisë.

Me numërimin që është kah fundi, kandidati nga Partia Socialdemokrate ka marrë më shumë se 100 mijë vota më shumë se presidentja aktuale, Kolinda Grabar-Kitaroviq.

Pas numërimit të 99 për qind të votave, Millanoviq ka marrë 53 për qind, ndërsa Kitaroviq ka 47.

20:16

Nga rezultatet preliminare zyrtare, Millanoviqi kryeson ndaj Grabar-Kitaroviqit

Kandidati nga partia më e madhe opozitare në Kroaci, ajo e Social Demokratëve, ish-kryeministri Zoran Millanoviq, po udhëheq me vota në rundin e dytë dhe vendimtar të zgjedhjeve presidenciale kroate, ka thënë Komisioni Shtetëror Zgjedhor kroat në rezultatet e para preliminare të publikuara të dielën.

Pas numërimit të 54% të votave, Millanoviqi mori 54% të votave në raport me presidenten aktuale, Kolinda Grabar-Kitaroviq, kandidate e partisë udhëheqëse HDZ, me 46% të votave, raporton Reuters.

Roli presidencial në Kroaci është kryesisht ceremonial pasi që krerët e shtetit nuk mund t’u vënë veto ligjeve, por ka vendimmarrje në politikën e jashtme, në mbrojtje dhe në çështje të sigurisë.

Mandati pesë-vjeçar i presidentit të ri nis në shkurt.

19:43

Exit-polli e nxjerr Millanoviqin fitues të zgjedhjeve presidenciale kroate

Kandidati i partisë më të madhe opozitare, ajo e Social Demokratëve, njëherësh ish-kryeministër, Zoran Millanoviq, pritet të bëhet presidenti i ri i Kroacisë, ka treguar një exit-poll i shfaqur në televizionet kroate të dielën.

Sipas exit-pollit, në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, Millanoviq mori 53.25% të votave para presidentes me gjasë në largim të vendit, Kolinda Grabar-Kitaroviq, kandidate nga partia udhëheqëse Unioni Demokratik Kroat (HDZ) e cila fitoi 46.5% të votave, raporton Reuters.

Rezultatet e para preliminare zyrtare pritet të dalin sonte në orën 20:00, transmeton Koha.net.