Botë

Punëtorët në Maqedoninë Veriore hezitojnë t’i raportojnë rastet e shkeljeve të të drejtave të tyre

Punëtorët në Maqedoninë Veriore hezitojnë t’i raportojnë rastet e shkeljeve të të drejtave të tyre
Foto: Koha
 

Punëtorët në Maqedoninë e Veriut gjithnjë e më pak i denoncojnë shkeljet e të drejtave të tyre nga ana e punëdhënësve, si rrjedhojë e mungesës së besimit në sistemin gjyqësor.

Në gjashtë muajt e parë të vitit 2019 në Lidhjen e Sindikatave të Maqedonisë së Veriut janë drejtuar 804 punëtorë për të kërkuar ndihmë juridike pasi u janë shkelur të drejtat në raport me marrëdhënien e punës. Kjo shifër është për 200 më pak krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2018, kur kishte 1 mijë e 7 denoncime, përkatësisht kërkesa për mbrojtje juridike ndaj shkeljes së të drejtave të punëtorëve.