Botë

Marina australiane nis operacionin për evakuimin e banorëve të bllokuar nga zjarri

Marina australiane ka filluar një operacion për të evakuuar qindra njerëz të bllokuar në qytetin e shkatërruar nga zjarri, Mallacoota.

Rreth 4,000 banorë dhe turistë janë bllokuar në plazh që nga e hëna në mbrëmje, kur zjarret bllokuan rrugët dhe përfshinë qytetin, në shtetin Victoria, transmeton KTV.

Mijëra njerëz po ikin nga New South Wales, ku gjendja e jashtëzakonshme është në fuqi. Që nga shtatori, zjarret kanë vrarë 18 njerëz në të dy shtetet.

Më shumë se 1.200 shtëpi janë djegur. Të paktën 17 persona mbeten të zhdukur pas zjarreve vetëm këtë javë.