Botë

Kim Jong-uni i jep fund pezullimit të testeve bërthamore e raketore

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, ka thënë se do t’i japë fund pezullimit të testeve bërthamore dhe raketave me rreze të gjata.

Pezullimi ishte arritur gjatë bisedimeve me SHBA-në. Kim gjithashtu tha që vendi i tij së shpejti do të prezantojë një armë të re strategjike, transmeton KTV. Por, ai la një derë të hapur për dialog dhe tha se fushëveprimi i çdo testimi do të varet nga qëndrimi i SHBA-së.