Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, ka thënë se do t’i japë fund pezullimit të testeve bërthamore dhe raketave me rreze të gjata.
Pezullimi ishte arritur gjatë bisedimeve me SHBA-në. Kim gjithashtu tha që vendi i tij së shpejti do të prezantojë një armë të re strategjike, transmeton KTV. Por, ai la një derë të hapur për dialog dhe tha se fushëveprimi i çdo testimi do të varet nga qëndrimi i SHBA-së.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKoreja Veriore ka kryer disa teste më të vogla armësh në fund të vitit 2019, në atë që u pa si përpjekje për të bërë presion ndaj Uashingtonit për të bërë lëshime.