Botë

I dyshuari që ka sulmuar me thikë pesë hebrenj në New York, posedonte revista me lajme për Hitlerin

Foto: Retuers

I dyshuari për sulmin me thikë ndaj pesë hebrenjve në New York të shtunën, posedonte revista, të cilat përfshinin referenca për hebrenjtë dhe antisemitizmin, njoftuan autoritetet amerikane.

Prokurorët federalë kanë ngritur akuza për krime të urrejtjes ndaj të dyshuarit Grafton Thomas për sulmin, transmeton KTV. Dosja thotë se revistat e tij përfshinin vizatime të Yllit të Davidit.

Historia e tij e kërkimit në internet përfshinte edhe pyetje të tilla si “pse Hitleri i urrente hebrenjtë”.

E avokati i Grafton Thomasit i ka përmendur problemet e shëndetit mendor dhe tha se nuk ka prova se sulmi u motivua nga antisemitizmi.