Botë

SHBA-ja nuk dërgon më qen për zbulim të bombave në Jordani dhe Egjipt

SHBA-ja nuk dërgon më qen për zbulim të bombave në Jordani dhe Egjipt
Foto: Reuters
 

Shtetet e Bashkuara kanë thënë se nuk do të dërgojnë më në Jordani dhe Egjipt qentë për zbulim të bombave, pas vdekjes së të paktën shtatë kafshëve të këtij lloji, për shkak të asaj që Washingtoni e ka cilësuar kujdes të mangët.

“Vdekja e secilit qen është një ngjarje shumë e dhimbshme dhe ne do të marrin secilën masë të mundshme për të parandaluar që kjo të ndodhë në të ardhmen”, ka thënë një zyrtar i Departamentit amerikan të Shtetit.