Rreth 3,7 milionë kroatë u thirrën sot të votojnë në zgjedhjet për pushtetin vendor, të cilat konsiderohen si provë e fortë për kryeministrin e djathtë Andrej Plenkoviq. Qeveria po përjeton krizë prej disa javësh për shkak të shpërbërjes së koalicionit mes partisë se tij, Bashkimi Demokratik Kroat dhe grupimit populist Most.
Mbi 47 mijë kandidatë garojnë për rreth 500 kryetarë bashkish e komunash dhe anëtarë të këshillave bashkiakë. Sytë janë kthyer nga qytetet kryesore, sidomos në Zagreb, ku kryetari aktual i bashkisë garon si kandidat i pavarur për mandatin e gjashte dhe shihet si favorit.