Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

20 të vdekur nga rrëzimi i aeroplanit në pyjet e Zvicrës

Një aeroplan i tipit të vjetër është ndeshur me shpejtësi të madhe në Alpet e Zvicrës, duke lënë të vdekur 20 persona, raportuan autoritetet.

Zona e Alpeve të Zvicrës është shumë e njohur për skijuesit dhe për ngjitje me litarë.

Njëmbëdhjetë meshkuj dhe nëntë femra mbetën të vdekur pas goditjes së aeroplanit në alpe, në lartësi prej 2,540 metra mbi nivelin e ujit, transmeton rel.

Policia nuk dha informata më të hollësishme lidhur me ngjarjen.

Artikuj të ngjashëm