Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

20 fotografitë që dokumentojnë tmerrin e sulmeve të 11 Shtatorit

Ishte një ditë e pamjeve të paharrueshme – apokaliptike, surreale, të dhunshme, fantazmë, monumentale e shumë personale. E dhimbshme për ta kujtuar. E pamundur që të harrohet.

Sulmet terroriste të 11 shtatorit 2001 në Kullat Binjake në New York u kapën nga shumë fotografë, kamera të sigurimit, agjentë policie e shumëkush tjetër. Madje edhe astronautët i shkrepën fotografitë që nuk i harrojnë kurrë.

20 vjet më pas, agjencia e lajmeve “Associated Press” ka mbledhur 20 fotografitë më të veçanta të sulmeve, ku terroristët shfrytëzuan aeroplanët si raketa për t’i përplasur në Qendrën Botërore të Tregtisë, Pentagon e një përfundoi në një fushë në Pensilvani. Sulmet vranë gati 3000 njerëz e shokuan botën me shembjen e kullave 110-katëshe.

Fotografitë dokumentojnë kaosin e emocionet nga çdo kënd.

{gallery}