Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por edhe mbarë bota përkujtojnë sot 20-vjetorin e sulmeve të përgjakshme terroriste në New York.
Sulmi ndaj Kullave Binjake ishte kryer më 11 shtator 2001 nga një grup prej 19 vetash rrëmbyes radikalë, 15 prej të cilëve ishin nga Arabia Saudite, dy nga Emiratet e Bashkuara Arabe, një nga Egjipti dhe një nga Libani.
Në sulmin e 11 Shtatorit humbën jetën rreth 3 mijë persona.
Në mesin e viktimave ishin 2.752 persona, prej tyre 343 zjarrfikës dhe 60 policë. Shumica prej viktimave ishin civilë të 70 kombësive të ndryshme.
Ekspertët vlerësojnë se 11 Shtatori 2001, ndryshoi shumë gjëra në botë.
Këto ngjarje u bënë shkak për nisjen e një fushate të gjerë kundër terrorizmit të udhëhequr nga SHBA-ja.