Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

2 të vdekur nga sulmi i ISIS-it në resortin malian

Persona të armatosur që dyshohet të jenë nga Shteti Islamik kanë sulmuar një vendpushim turistik në Mali të njohur me perëndimorët ku dy persona kanë mbetur të vdekur, tha ministri i sigurisë.

“Është një sulm xhihadist. Forcat speciale maliane intervenuan dhe pengjet janë liruar,” tha Salif Traore për agjencinë e lajmeve AFP.

fat të keq për momentin ka dy të vdekur, duke përfshirë një franko-gabonez”, shtoi ai.

Sulmi ndodhi në vendpushimin luksoz Le Campement Kangaba, në lindje të kryeqytetit Bamako.

Ministri tha se katër sulmues ishin vrarë nga forcat e sigurisë.

“Kemi gjetur trupat e dy sulmuesve të vrarë,” tha Traore, duke shtuar se ishin në kërkim të dy trupave të tjerë.

Edhe Vritet ministri i Mbrojtjes i Malit Botë Vritet ministri i Mbrojtjes i Malit

Njëri prej tyre la pas një armë automatike dhe shishe të mbushura me “substanca shpërthyese”.

Ministria tha se dy të tjerë u plagosën, duke përfshirë një civil.