Botë

Autoritetet amerikane kapin 8,000 kg kokainë në Oqean

Autoritetet amerikane kapin 8,000 kg kokainë në Oqean
 

Rojet Bregdetare të SHBA-së kanë kapur më shumë se 8,000 kilogramë kokainë me vlerë prej 312 milionë dollarësh, në një seri operacionesh në Oqeanin Paqësor.

Operacioni ishte pjesë e përpjekjeve të përbashkëta që përfshinin pesë ekuipazhe të veçanta të rojeve bregdetare. Kishte shtatë anije të përgjuara, duke përfshirë një gjysmë nëndetëse, raporton KTV.