Botë

Papa Françesku shfuqizon rregullat e Vatikanit për fshehtësinë e pedofilisë në Kisha

Papa Françesku shfuqizon rregullat e Vatikanit për fshehtësinë e pedofilisë në Kisha

Papa Françesku ka shfuqizuar rregullat e Vatikanit për fshehtësinë e rasteve të abuzimit seksual, njoftoi sot Selia e Shenjtë.

Masa do të lejojë që Kisha Katolike t'u sigurojë autoriteteve civile dokumente që lidhen me rastet e abuzimit seksual brenda Kishës. Edhe pse disa bashkëpunëtorë të Kishës e bëjnë këtë në shumë vende, praktika të tilla nuk janë universale, raporton CNN.